Besueshmëri
Sistemet tona punojnë çdo ditë, në ndërrime të plota. Zgjedhim pajisje dhe zgjidhje që mbajnë, jo ato që janë thjesht më të lira sot.
Që nga viti 2017 kemi ndërtuar një ekip që e kupton njësoj mirë një panel kontrolli në fabrikë dhe një skenar ndriçimi në dhomën e ndenjes.
Kule Solution SH.P.K. filloi punën në vitin 2017 me integrimin e sistemeve për shtëpi dhe ndërtesa smart. Brenda pak vitesh numri i banesave të automatizuara kaloi 400-shin dhe kompania u bë referencë në tregun kosovar për zgjidhje HDL dhe KNX.
Paralelisht u formua edhe krahu i dytë i kompanisë: një kadër inxhinierësh të specializuar në automatizim industrial. Sot kemi realizuar zgjidhje në mbi njëqind objekte industriale — fabrika betoni, impiante asfalti, gurthyese, tullore dhe impiante të mëdha të industrisë ushqimore.
Kjo kombinatë është ajo që na dallon. Njohuritë që vijnë nga bota industriale — besueshmëria, siguria, puna pa ndërprerje — i sjellim edhe në projektet rezidenciale. Dhe rehatia e ndërfaqeve moderne që zhvillojmë për shtëpitë smart e bën më të lehtë punën e operatorit në fabrikë.
T'u mundësojmë klientëve tanë të zgjedhin investimin e duhur dhe të ulin kostot e mirëmbajtjes, duke ofruar zgjidhje të përshtatura me proceset e tyre aktuale dhe të ardhshme, të mbështetura nga servisi teknik lokal.
Të ndikojmë pozitivisht në zhvillimin e komunikimit, sigurisë dhe kursimit të energjisë, duke përmirësuar konkurrueshmërinë dhe produktivitetin e industrisë dhe cilësinë e jetesës në shoqëri.
Sistemet tona punojnë çdo ditë, në ndërrime të plota. Zgjedhim pajisje dhe zgjidhje që mbajnë, jo ato që janë thjesht më të lira sot.
Oferta e qartë, afate reale dhe komunikim i drejtpërdrejtë. Nëse diçka nuk ia vlen për ju, ua themi para se ta blini.
Nuk mjaftohemi me atë që dimë. Trajnohemi vazhdimisht dhe sjellim sisteme më të avancuara sapo provohen në terren.
Tregu ynë ka specifikat e veta. Përshtatemi me to pa ulur cilësinë e shërbimit apo të produkteve që ofrojmë.
If you can think of it, we will do it.
Partneri ynë strategjik ION Solutions përfaqëson HDL-në në rajon. Kjo na jep qasje të drejtpërdrejtë në pajisje, trajnime dhe mbështetje teknike.
Caktoni një takim teknik në objektin tuaj. Vijmë, shohim dhe ju themi çfarë është realisht e mundur.